Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha priti në takim lamtumirës drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në, gjeneral brigade Dietmar Mosmman.
Ministri Berisha me këtë rast e falënderoi gjeneralin Mosmman për angazhimin e tij gjatë shërbimin në NALT, gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve me ministrin, personelin e ministrisë, Komandën e Forcës Tokësore dhe njësitë e saj.
Ministri i FSK-së gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe me pasardhësin në detyrë të gjeneralit Mosmman, oficerin gjerman, gjeneral brigade Hoffman, i cili është emëruar në detyrën e drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK.
Nga ana e tij, gjenerali Dietmar Mosmman u shpreh se gjatë shërbimit të tij në detyrën e drejtorit të NALT-it ka pasur angazhim dhe koordinim të shkëlqyeshëm me FSK-në.
Ai po ashtu vlerësoi lart përgatitjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, duke filluar nga ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, si dhe të stafit civil të MFSK-së.