Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim njoftues Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Në këtë takim u bisedua lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të personelit ushtarak dhe civil në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.
Me këtë rast, të dy palët u pajtuan për fuqizimin e bashkëpunimit me qëllim të dhënies së kontributit në qeverisjen e mirë dhe promovimit të të drejtave dhe lirive që gëzojnë punonjësit me uniformë ushtarake dhe punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Ministri Mehaj e falënderoi Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, për bashkëpunimin e ofruar, duke vlerësuar njëherazi punën dhe angazhimin që ky institucion bën në mbrojtjen e të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikë së Kosovës.
Po ashtu, Ministri Mehaj, ka theksuar se me qëllim të promovimit të të drejtave të ushtarakëve, në planin e tij ka edhe themelimin e funksionit të Ombudspersonit për Forcën. /2LONLINE/