DYLON

Me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, Gjilani shënon Ditën e Dëshmorëve të Kombit

Me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, Gjilani shënon Ditën e Dëshmorëve të Kombit
Avatar photo Redaksia

Me homazhe te varrezat e dëshmorëve, në Gjilan është shënuar Dita e dëshmorëve të kombit, ku mori pjesë nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, përfaqësues nga niveli qendror, familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka thënë se janë përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues për të rënët, të cilët na e sollën lirinë që po e gëzojmë sot.

EkoHigjiena

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se sot në të gjitha trojet shqiptare po bëhet nderimi për të gjithë atdhetarët, të cilët ranë për lirinë e shqiptarëve.

“Është një ditë e lavdisë dhe e heroizmit të brezave të cilët janë sakrifikuar për lirinë e vendit tonë”, ka thënë Isufi.

Më pas, nënkryetarja Morina Bunjaku me bashkëpunëtorët ka vizituar edhe familjen e dëshmorit të kombit, Zija Shemsiu, në Përlepnicë, sikurse që kanë bërë homazhe edhe te lapidarët dhe bustet e dëshmorëve në qytet.​  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.