Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin diskutuan për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.
Me këtë rast ministri Veliu e falënderoi kryetarin Haziri për punën e madhe që po e bënë në menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe udhëheqjen e shtabit emergjent komunal në Komunën e Gjilanit.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se duhet një bashkërendim në mes qytetarëve dhe përgjegjësve institucional, në mënyrë që të zbatohen në përpikëmëri vendimet të Qeverisë së Kosovës, në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Në këtë takim u diskutua rreth funksionalizimit të plotë të Ligjit për Zyrtarët Publik, i cili ndërlidhet direkt në përmbushjen e nevojave të komunave të Kosovës, në këtë rast të komunës së Gjilanit, në rekrutimin e stafit.