DYLON

Lehtësohen procedurat për pajisje me Pasaportë dhe Patentë-shofer

Lehtësohen procedurat për pajisje me Pasaportë dhe Patentë-shofer
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka marrë vendim për lehtësimin e procedurës për pajisje/tërheqje të pasaportës dhe patentë-shoferëve.

Më këtë vendim përkohësisht qytetarëve të Republikës së Kosovës do të ju mundësohet:

1.1. Pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me pasaportë mund të bëhet edhe në mungesë të posedimit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
1.2. Pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me patentë-shofer, mund të bëhet edhe me pasaportë të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
1.3. Tërheqja në rastet e caktuara të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit me autorizim në Qendrat për

EkoHigjiena

Pajisje me Dokumente në Republikën e Kosovës, mund të bëhet edhe në mungesë të origjinalit të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit paraprak dhe të autorizimit origjinal.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

Këtë vendim ministri Veliu e mori në mbështetje të nenit 10.2 dhe nenit 11 të Ligjit Nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, (Gazeta Zyrtare, Nr. 07, 01, mars 2019), nenit 8 (paragrafi 1.4) shtojca 6 pika 11 të Rregullores (QRK) Nr.06/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, Rregullores (QRK) Nr.07/2020 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 06/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.