Ministër Vitia, si të vaksinohen luginasit që janë pa shtetësi?!
Nga: Kushtrim Kadriu
A keni menduar ndonjëherë për luginasit që janë në Kosovë qe 22 dhe nuk kanë shtetësi, si munden ata të qasen në sistemin shëndetësor?
Si mund ata të marrin shërbime shëndetësore kur nuk kanë dokumente identifikimi as të Kosovës dhe as të Serbisë?
Vë bast se kurrë nuk iu ka shkuar mendja për këtë, sepse, në të kundërtën do ta ngritnit këtë çështje te shefi juaj dhe bashkë me të do të bënit zgjidhje.
Si t’ia bëjnë për vaksina luginasit e shkretë që jetojnë në Kosovë?
Serbia i ka përzënë dhe i ka shlyer nga regjistrat civilë, juve as që ua ndien.
Kërkojmë nga ju që të veproni me shpejtësi dhe mos ua mohoni të drejtat elementare këtyre banorëve. 2LONLINE.com/