Në kuvendin e jashtëzakonshëm të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), u zgjodhën edhe organet e saj udhëheqëse. Si rrjedhojë e këtyre punimeve, Mimoza Shkodra- Bislimi, ish-kapitene e reprezentacionit të Kosovës në volejboll dhe ish- kapitene e K.V. “ Drita nga Gjilani, me shumicë votash u zgjodh nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Ajo tha se është kënaqësi dhe përgjegjësi njëkohësisht që të kontribuosh për këtë komunitet i cili bënë një sakrificë të madhe për organizimin dhe avancimin e volejbollit në Kosovë.
“Në radhë të parë falënderoj skuadrën e cila është kampione e Kosovës dhe fituese e Kupës së Kosovës në volejboll KV “ Drita”dhe ish- trajnerin tim disavjeçar Lorik Iliazin që më besuan përfaqësimin e skuadrës në kuvendin e jashtëzakonshëm të FVK- së, dhe po ashtu edhe të gjithë delegatëve të cilët me besimin e tyre e bënë të mundur zgjedhjen time, të cilën s’do mend se do të angazhohem me të gjithë potencialin tim që këtë besim të përkthej në punë dinjitoze për komunitetin të cilin sakrifikon çdo ditë me djersën e të rinjve që të arrijë aty ku edhe e ka vendin”, ka thënë Mimoza Shkodra- Bislimi .