Themeluesja e partisë Alternativa njëherësh kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, duke folur për qeverisjen në vend, të drejtuar nga dy partitë e mëdha, LDK-ja dhe PDK-ja, ka theksuar se janë lënë anash shumë probleme të rëndësishme të qytetarëve.
“Koalicioni është marrë vetëm me demarkacionin dhe asociacionin. Pajtohem që demarkacioni me Malin e Zi është i rëndësishëm, por nuk pajtohem që duhet të marrë gjithë këtë hapësirë kohore dhe gjithë këtë peshë në raport me zhvillimin ekonomik, papunësinë, luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit”, është shprehur ajo.
Kusari-Lila ka thënë se partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë kanë dështuar të krijojnë një konsensus politik për temat të cilat nuk do të duhet të ishin ndarëse, por bashkuese…
Për më tepër BURIMI: Epoka e Re