Mimoza Kadriu, është zgjedhur Shefe e Grupit të Këshilltarëve Komunal të Nisma për Kosovën, në Gjilan, e cila në këtë mandat, në Kuvendin Komunal të Gjilanit përfaqësohet me katër këshilltarë.
Zgjedhja e saj është bërë në mbledhjen e kryesisë së Nisma në Gjilan e udhëhequr nga kryetari i kësaj dege, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Në këtë mbledhje është folur edhe për zhvillimet e fundit politike në Gjilan dhe tërë vendin.
Po ashtu në mbledhje u diskutua edhe për fillimin e riorganizimit të degës.