Nën masa të rrepta antiCovid dhe me një numër të kufizuar të pjesëmarrjes, Partia Nisma Socialdemokrate mbajti Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas. Nga ky kuvend u zgjodhen strukturat organizative të këtij forumi si: këshilli drejtues dhe kryesia, derisa në mënyrë unanime u zgjedh kryetare e Forumit të Gruas të Nisma-s në Gjilan, Mimoza Kadriu-Qerimi.
Në fjalën e saj, Kadriu – Qerimi falënderoi të gjitha gratë për besimin dhe mbështetjen e ofruar për të.
Në rrethana te tilla, ajo tha se ishin të detyruar që me një numër simbolik të organizojnë këtë kuvend, në krahasim me fuqinë që Forumi i Gruas së Nisma-s e ka në Gjilan.
“Jemi te privilegjuara që nga Nisma Socialdemokrate, gruaja nuk është parë vetëm si numër, por si vlerë. Këtë e ka dëshmuar me pozitat udhëheqëse që gruaja bartë në këtë parti. Prandaj, kjo duhet të na shtyjë që të punojmë edhe më shumë”, ka thënë Mimoza Kadriu – Qerimi, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Në këtë kuvend ishte e pranishme edhe zv/kryeministrja Albulena Balaj-Halimi, e cila në emër të partisë përshëndeti Kuvendin zgjedhor të Forumit të Gruas të Partisë Nisma Socialdemokrate. /2LONLINE.com/