Shkumbin Miftari përfaqëson Kosovën në Kupën Botërore të Fizamonikës

Shkumbin Miftari përfaqëson Kosovën në Kupën Botërore të Fizamonikës

Shkumbin Miftari përfaqëson Kosovën në Kupën Botërore të Fizamonikës
(Trophée Mondial De L’accordéon)

Në një nga kompeticionet më të rëndësishme botërore në instrumentin e fizarmonikës, kemi për herë të parë përfaqësuesin nga Republika e Kosovës e më saktë nga qyteti i Gjilanit, Shkumbin Miftari.

Rrjedha e këtij kompeticioni nisi në vitin 1951, e cila organizohet çdo vit në shtete të ndryshme të botës. Megjithatë, këtë vit organizimi i këtij kompeticioni do zhvillohet me rregulla të reja për arsye të gjendjes së jashtëzakonshme që ka krijuar covid19.

Por, sidoqoftë këtij lloj kompeticioni të madh botëror nuk ia zbehë cilësinë dhe profesionalizmin që ka mbizotëruar ndër vite. Sigurisht që, në një garë ndërkombëtre ka dhe një juri shumë profesionale që përbëhet nga profesorë, kompozitorë dhe artistë ndërkombëtar nga më të mirët, ku vlen të përmendet si president në juri është kompozitori dhe fizarmonicisti më i mire i kësaj kohe Richard Galliano.

Megjithatë, përfaqësuesi i Republikës së Kosovës thekson se: “Ndjehem shumë i lumtur dhe i privilegjuar që jam në radhë të parë pjesë e një kompeticioni botëror dhe në radhë të dytë që vendi im Kosova të jetë krah për krah me vendet e tjera botërore. Sigurisht që, për një kompeticion të tillë duhen edhe përgatitje mjaft të mëdha, që tashmë unë veçse i kam filluar”.

“Mendoj që një përvojë e tillë do më ndihmoj mua si një instrumentist të kem një hap të rëndësishëm për karrierën time profesionale dhe të gjykohem nga një juri siç është në këtë kompeticion. Është e natyrshme që aty do ketë një konkurencë mjaft të madhe, megjithatë unë do jap më të mirën time që ta përfaqësoj denjësisht vendin tim”, thotë Miftari. /2LONLINE.com/

KOMENTE