Milot Rashica ka pësuar lëndim ditë më parë me skuadrën e Werder Bremenin, derisa trajneri Florian Kohfeldt kishte konfirmuar se lëndimi i Rashicës nuk është edhe aq i lehtë.
Rashica do të mungojë edhe kundër Union Berlinit më 14 shtator, por rikuperimi i tij pritet të përfundojë së shpejti dhe që futbollisti të luajë kundër RB Leipzig më 21 shtator.
Rashica do t’i mungojë Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e radhës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.