Edhe këtë vit janë dhënë miliona nga fondet evropiane kërkimore për universitetet zvicerane dhe dy ETH-të, njëri në Zürich dhe tjetri në Lozanë
Zvicra është dy herë më e suksesshme sa mesatarja evropiane sa i përket projekteve kërkimore.
Këtë vit bëhet fjalë për një total prej 26 projekteve kërkimore që do të kapin shumën rreth tre milionë franga, shkruan albinfo.ch.
Të ashtuquajturat “Advanced Grants” marrin studiuesit më të njohur në Evropë.
Për këto grante mund të aplikojnë edhe ata në Zvicër.
Grantet janë dhënë në bazë të një modeli të caktuar të shpërndarjes. Paratë janë dhënë për ato projekte që duken më premtuese. Por, nuk janë vetëm paratë, por edhe prestigji për hulumtuesit.