Nëse skuadra italiane AC Milan kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë ata do të kërkojnë që të punojnë për t’u përforcuar me transferime të reja.
Thuhet se do të shqyrtohet mbrojtja e skuadrës , me dy mbrojtës të ri për të zëvendësuar Abaten dhe Zapatan.
Sic është raportuar nga Tuttosport, emri i ri për mbrojtjën e Milanit është shqiptari, Shkodran Mustafi.
Gjermani i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2014 , nuk e ka bindur plotësisht stafin teknik dhe mbi të gjitha tifozët e Arsenalit, të cilët pas një sezoni tjetër zhgënjyes kanë shprehur se dëshirojnë largimin e shqiptarit.