Barcelona do ta mirëpresë Liverpoolin në ‘Camp Nou’ sonte për ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve, me Lionel Messin në kërkim të një ‘viktime’ tjetër angleze.
Në 32 ndeshje kundër klubeve të Premierligës në Ligën e Kampionëve, 31-vjeçari i ka shënuar 24 gola, përfshirë dy kundër Manchester Unitedit në çerekfinale të këtij edicioni të garës.
Messi është i etur ta fitojë Ligën e Kampionëve përsëri dhe është i vetëdijshëm se i duhet të kryejë punë ndaj skuadrës së Jurgen Kloppit për ta arritur synimin e tij këtë sezon.
Ekipi anglez të cilit i ka shënuar më së shumti ai është Arsenali, nëntë gola. Pastaj vijnë dy klubet e Mançesterit.