DYLON

UEFA: “Arena Kombëtare” s’është gati, Shqipëria do të luajë në tjetër stadium

UEFA: “Arena Kombëtare” s’është gati, Shqipëria do të luajë në tjetër stadium
Avatar photo Elife Sherifi

Organi qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA, ka bërë të ditur se ndeshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, pasi që “Arena Kombëtare” nuk pritet të përfundojë deri atëherë, më 11 qershor.

Përkundër që Federata Shqiptare e Futbollit kishte shpresuar se stadiumi i ri “Arena Kombëtare” do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares kuqezi në shtëpi, një gjë e tillë është mohuar nga UEFA.

Ndërtimi i “Arenës Kombëtare” filloi në qershor të vitit 2016 dhe projekti në vlerë prej 60 milionë eurosh pritet të përfundojë këtë vit. Ky stadium do të ketë kapacitet prej 22,500 ulëseve, në krahasim me 12.800 ulëset në “Elbasan Arena”.

EkoHigjiena

Shqipëria dhe Moldavia do të përballen në kuadër të xhiros së katërt të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Që të dyja këto ekipe kombëtare garojnë në Grupin H, ku marrin pjesë edhe Franca, Turqia, Islanda dhe Andorra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.