Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”,se sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila sipas tij, duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara.
Presidenti u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje.
“Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”, ka shkruar presidenti Thaçi.