E nderuara Bashkësia Islame e Kosovës dega në Viti, të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë, në veçanti ju besimtarë të komunitetit Islam. Me lejoni që të ju uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit me shpresë që ky muaj të ju sjellë begati dhe gjithë të mirat në familjet tuaja.Ramazani llogaritet si muaji më i vlefshëm për komunitetin Islam si dhe konsiderohet si muaj i sakrificës, përkushtimit dhe përafrimit të njerëzimit me krijuesin, por edhe tolerancës ndërfetare e cila tek populli ynë është kultivuar me shekuj. Shfrytëzoj nga rasti, që të ju urojë të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë me shpresë që ky muaj të na sjellë mirëqenie shoqërore. Lë të jetë ky muaj, muaji i tolerancës, bashkëpunimit dhe punëve të mira për të gjithë ne. Urime…
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti