Bazuar në informatat inteligjente për dyshim në shitblerje të substancave narkotike, sot më datë 18.10.2021, rreth orës 12:40, zyrtarë policor të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare (DRPK) “Perendimi” Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor në identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të zyrtarëve policor është arrit që në rr.“Wesley Clark” në afërsi të Spitalit Regjional në Pejë, të ndalohet dhe identifikohet i dyshuari me iniciale E.G. (viti i lindjes 2000) shtetas kosovar i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë, dhe pas kontrollit të realizuar në çantën e tij janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:
- Tridhjetë e një (31) qese të vogla të mbështjellura me folijë alumini ku dyshohet të jenë me substancë narkotike Marihuanë, me sasi 34.8 gram.
- Tetëdhjetë e tetë (88) €uro para të gatshme;
- Një (1) telefon Iphon X;
- Një (1) brisk prej 15 cm, me teh prej 6 cm (ngjyrë e zezë dhe metalike);
- Një (1) pako cigare;
- Një (1) parfum.
Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Ndërsa, është iniciuar rasti për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas kodit penal të RKS-së.
I dyshuari i potencuar më lartë me iniciale, me urdhër të Prokurorit ndalohet për 48 orë, përderisa hetime të mëtejme janë në proces nga njësit i anti-drogës në Pejë. /2LONLINE.com/