Dy rastet e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në publik të kancelares gjermane Angela Merkel, kanë ngritur shumë shqetësime mbi shëndetin e lideres gjermane 64-vjeçare.
Pasi u ndje keq herën e parë, Merkel kishte shpjeguar se u bë më mirë pasi piu tre gota uji. Pozitivisht u përgjigj edhe për rastin e dytë, që ndodhi një ditë më parë.
Jam shumë mirë, iu përgjigj kancelarja Angela Merkel gazetarëve që e pyesnin mbi gjendjen e saj shëndetësore gjatë samitit të G20-ës.
“Jam e bindur se ajo që më ndodhi, ashtu siç erdhi, do të largohet shpejt”, tha Merkel, që është prekur nga të dridhurat e trupin në dy ngjarje publike.