Ish-futbollisti i Prishtinës, Mërgim Pefqeli është edhe zyrtarisht futbollisti më i ri i Llapit. Kontrata e nënshkruar mes klubit dhe Mërgim Pefqelit është një vjeçare.
“Mërgim Pefqeli, 25 vjeç, i lindur më 25.11.1993 në Prishtinë është mesfushor që luan në të gjithë krahët dhe pozicionet”.
“Pefqeli përveç instinktit që ka për gol, ai njihet edhe për mençurinë dhe qetësinë para portës ku ka arritur të realizoj disa gola vendimtar për skuadrat e tij të mëparshme”.
“Ka luajtur për Ramiz Sadikun, Fushë Kosovën, Trepçën, Hajvalinë, Trepçën ’89 dhe së fundmi për Prishtinën”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.