Komuna e Vitisë dhe Demokracia Plus nënshkruan memorandum bashkëpunimi për përmirësimin e shërbimeve publike në lagje dhe fshatrat e komunës së Vitisë
Me qëllim të artikulimit të kërkesave të qytetarëve për përmirësim të shërbimeve publike nën përgjegjësi komunale përmes platformave elektronike, Komuna e Vitisë dhe Demokracia Plus (D+), kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi, që përmes kësaj platforme ti adresoj ankesat e qytetarëve të Vitisë për përmirësimin e shërbimeve publike në lagjet dhe fshatrat e komunës së Vitisë.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi u bë mes kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqësuesit të Demokracia Plus Genc Kadriut. Komuna e Vitisë dhe D+, në bazë të kësaj marrëveshje , pajtohen të mbajnë raporte konstruktive të ndërsjellët gjatë këtij bashkëpunimi dhe të respektohet pavarësia dhe paanshmëria politike e D+ si organizatë jo-qeveritare.
Ndërkohë, ky memorandum do të hyjë në veprim në mënyrë të menjëhershme dhe të jetë efektiv për dy vitet e ardhshme.