• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Veseli: Kosova dhe Kroacia do ta thellojnë partneritetin në të gjitha fushat

Redaksia 2LONLINE 28 Maj, 2018 2 min
 Veseli: Kosova dhe Kroacia do ta thellojnë partneritetin në të gjitha fushat

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Grupin e Miqësisë Kosovë – Kroaci të Parlamentit kroat, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Në takim i bisedua për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë, për marrëdhëniet midis dy vendeve mike dhe parlamenteve respektive.

Kryeparlamentari Veseli çmoi lartë bashkëpunimin që Kuvendi i Kosovës dhe Parlamenti kroat kultivojnë midis tyre, në funksion të forcimit të miqësisë ndërmjet dy vendeve dhe popujve, si dhe të ngritjes së kapaciteteve të Kuvendit në shumë segmente.

Kreu i Kuvendit e konsideroi të rëndësishme përvojën parlamentare kroate dhe sidomos atë të procesit të integrimit evropian të Kroacisë, të cilat, sipas tij, mund t’i shërbejnë Kosovës në forcimin e mëtejmë të demokracisë parlamentare dhe lehtësimit të rrugëtimit euro-integrues.

Veseli theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë midis Kosovës dhe Kroacisë në fushën e investimeve ekonomike.

Deputetët e Saborit, anëtarë të Grupit të Miqësisë me Kosovën, theksuan se vizita e tyre në Kosovë është pikërisht në funksion të forcimit të miqësisë e të bashkëpunimit midis dy vendeve, ndërsa konfirmuan gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit kroat për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në të gjitha drejtimet.

 

http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,128,9642

Etiketa:Kadri Veseli Kosova Kroacia kryesore Kryetari i Kuvendit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022
Gjilan

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e

18 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministria: Deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel

18 Gusht, 2022
Policia

IPK rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve policorë

18 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministria: Deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel

18 Gusht, 2022

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”

15 Gusht, 2022

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

15 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

9 Gusht, 2022

Osmani: Në Kosovë e mbijetuara e masakrave është nënkryetare Kuvendi, në Serbi, komandanti që urdhëroi masakrat!

4 Gusht, 2022

Qeveria miraton masat e emergjencës në furnizim me energji

1 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com