Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit me Odën e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, për shtrirjen dhe koordinimin e aktiviteteve.
Ky memorandum ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes Odës dhe Komunës së Kamenicës për arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e hotelierisë dhe turizmit.
“Me theks të veçantë në bashkëpunimin për realizimin e projekteve që synojnë promovimin e resurseve natyrore, vlerave të trashëgimisë kulturore dhe turistike që komuna jonë ka” ka bërë me dije Rahimaj. /2LONLINE/