Zyrtari i PDK-së, Memli Krasniqi hodhi poshtë deklarimet se PDK-ja ka negociuar për postin e kryeministrit me ndonjërën prej partive politike. Ai theksoi se ky post për PDK-në është i panegociueshëm. Reagimi i Krasniqit vjen pas deklaratave të sekretarit të VV-së, Dardan Molliqajt i cili ka deklaruar se PDK-ja i ka ofruar Vetëvendosjes postin e kryeministrit dhe gjashtë ministri nëse kjo e fundit pranon të hyjë në Qeveri.