Klubi i futbollit FC Drita ka bërë me dije se ka sjellë në radhët e saja lojtarin e tyre më të ri, qendërmbrojtësin, Melos Zenunaj.
“Zenunaj në pesë sezonet e fundit ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës me disa ekipe dhe së fundmi ishte pjesë e kampionatit shqiptarë me ekipin e Kukësit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas.
Melosi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me FC Drita dhe do të jenë së bashku me klubin bardh e kaltër deri në qershor 2027. /2LONLINE/