DYLON

Përurohet vëllimi i parë poetik “Uni i ndarë”, i Kaltrina Berishës

Përurohet vëllimi i parë poetik “Uni i ndarë”, i Kaltrina Berishës
Avatar photo Redaksia

Në ditën e dytë të manifestimit poetik, “Shpalime pranë vere”, i cili po organizohet për herë të parë nga ana e Ars Clubit “Beqir Musliu”, si manifestim në nderim të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, në bibliotekën e qytetit “Fan S.Noli” në Gjilan, u shpalos, u vlerësua lartë por dhe u lexuan poezi nga libri i parë i Kaltrina Berishës, “Uni i ndarë”, të cilat u mirëpritën nga publiku i pranishëm .

Fillimisht, drejtuesi i Ars Clubit “Beqir Musliu”, Sabit Rrustemi i njoftoi krijuesit e artdashësit e pranishëm se pse dhe si e nisën dhe këtë manifestim, që dallon nga të tjerët, të cilat i realizon për gjatë gjithë vitit, ky asoociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan.

EkoHigjiena

Sipas z. Rrustemi, Ars Clubi “Beqir Musliu”, nuk mund ta kalonte në heshtje 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kështu, të nxitur nga tri vëllime të reja poetike të tre autorëve( Ibush, Vishi, Zanë Mali e Kaltrina Berisha), nga tri qytete të ndryshme të Kosovës Lindore ( Kaçanikut, Vitisë dhe Gjilanit ), të cilët gjatë kësaj pranvere u edituan nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, ideuam dhe po e organizojmë këtë manifestim treditor, për t’i nderuar të gjithë të rënët po dhe kontributdhënësit e tjerë që sollën këtë liri, të cilën po e gëzojmë sot. Andaj, edhe nderimi i këtij çerekshekulli çlirues, me vlera të reja artistike ishte zgjidhja më e mirë dhe këtë po e bëjmë, jo vetëm duke i afruar tri qytete më afër njëri -tjetrit përmes këtij manifestimi, po dhe autorët e, edhe lexuesit.

Më pas, kritikët letrar, Nexhat Rexha, Arsim Halili, po edhe studiuesi i letërsisë, prof dr. Anton Nikë Berisha, u përqendruan në librin e parë poetik të Kaltrina Berishës, një libër me një gjuhë e stil krejt ndryshe nga librat poetikë që janë edituar viteve të fundit në Kosovë, që dëshmon, po sipas tyre, se mundësitë shprehëse artistike janë të shumëllojshme dhe, këto i ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë dhe poetja e re gjilanase, e cila shquhet jo vetëm për durimin e saj krijues po edhe për një përgatitje solide për të hapëruar fushës së letërsisë.

Poetja gjilanase, Kaltrinë Berisha, në paraqitjen e saj, përveç se shprehu mirënjohje që libri i saj i parë u bë pjesë e këtij Manifestimi, rrëfeu edhe për rrugëtimin deri te kjo ditë, duke kaluar e përballuar shumë sfida, përmes kodit të leximit ku, shtëpi të dytë kishte e kishte e vazhdon ta ketë, edhe bibliotekën e qytetit të saj.

Përmes një udhëheqjeje të moderuar nga ana e profesoreshës Liridonë Mehmeti, poezi nga libri i Kaltrina Berishës para të pranishmëve deklamoi artistja e skenës letrare gjilanase, Zanë Mali, me librin e të cilës sot edhe mbyllet ky manifestim treditor, ndërsa dy pika muzikore i ekzekutoi dhe flautistja e re e Gjilanit, Anila Mavriqi.   /2LONLINE/







Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.