/2L ONLINE/ – Arben Mehmeti, anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, njëherësh kryesues i Komiteti të Arsimit, në prag të fillimit të viti të ri shkollor 2016/2017, i ka uruar nxënësit e komunës. “Tashmë Gjilani ka ndërtuar kompleksin më modern të shkollave të mesme në nivel të Kosovës dhe kjo është një përparësi dhe risi nga ky vit pasi tashmë nxënësit do të kenë një siguri më të madhe në shkolla në të gjitha fushat dhe kjo është ndihmesë e madhe edhe për prindërit që do të ndjehen tashmë më komodë pasi fëmijët e tyre do të jenë në ambiente më të mira shkollore dhe nën një monitorim të vazhdueshëm përmes kamerave të sigurisë”, ka thënë Mehmeti ndër tjerash.
Për më tepër shih postimin e Mehmetit:
Urime fillimi i vitit të ri shkollor 2016/2017,duke ju dëshiruar shëndet, fat dhe suksese nxënësve dhe mësimdhënësve të komunës së Gjilanit,e posaçërisht atyre që për herë të parë këtë vit do të ulen në bankat shkollore.
Tashmë Gjilani ka ndërtuar kompleksin më modern të shkollave të mesme në nivel të Kosovës dhe kjo është një përparësi dhe risi nga ky vit pasi tashmë nxënësit do të kenë një siguri më të madhe në shkolla në të gjitha fushat dhe kjo është ndihmesë e madhe edhe për prindërit që do të ndjehen tashmë më komodë pasi fëmijët e tyre do të jenë në ambiente më të mira shkollore dhe nën një monitorim të vazhdueshëm përmes kamerave të sigurisë.
Dhe kjo tashmë është e arritur e madhe e kësaj qeverisje sepse fëmijëve në ambientet shkollore ju është ofruar një ambient i përshtatshëm i modelit më të zhvilluar perëndimorë dhe ky investim i kësaj natyre është dhurata më e mirë e këtij fillim viti shkollor.
Andaj si Gjilan dhe institucione komunale ndjehemi jashtëzakonisht mirë sepse kemi ofruar një hapësirë për nxënësit dhe mësimdhënësit që është edukative dhe arsimore dhe që është krahas sistemeve të ambienteve shkollore më të zhvilluara perëndimore.
Andaj na mbetet institucioneve komunale që të mbikëqyrim maksimalisht këtë kompleks që menaxhimi të jetë i formës më të avancuar dhe në interes të edukimit për nxënës.
Andaj le të jetë edhe një porosi në këtë fillim viti për Ministrinë e Arsimit se KOSOVA nuk është Gjermani, Finlandë apo ndonjë shtet tjetër evropian dhe duhet që proceset arsimore në Kosovë të jenë krahas kushteve në vend dhe jo krahas qëllimit që organizata të ndryshme joqeveritare të lidhura me pushtetin të përfitojnë në projekte të ndryshme duke bërë eksperimente në Arsim dhe duke mbajtur nën stres gjatë tërë këtyre viteve mësimdhënësit duke aplikuar forma të ndryshme të testeve të vlerësimit të performancës së tyre që përfundimisht nuk do të duhej të lejohen këta mekanizma të nënçmimit të mësimdhënësve.
Urime dhe suksese në vitin e ri shkollor 2016/2017.