(2LONLINE) – Arben Mehmeti, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e LDK-së, tani pozitë, dikur ishte shef i Grupimit të Këshilltarëve të LDK-së, kur subjekti i tij ishte opozitë, e si duket nga kjo nostalgji, ai në seancën e sotme, pas pauzës, me tu kthyer në sallë, është ulur në taborin opozitë, ku janë këshilltarët e PDK-së, e ku Mehmeti për gjashtë vite me radhë kishte luajtur rolin e opozitarit.
Ky “koketim” për pak minuta i Mehmetit me PDK-në opozitare, ka krijuar çaste relaksi, por nuk munguan as batutat të tilla që vinin nga bashkë partiakët e tij, se Mehmeti i ka “dosta” të mirë ata në PDK, andaj u ul aty.
Ndryshe, ndonëse fillimisht u duk se ky veprim ishte veprim komik i Mehmetit, megjithatë iu deshtë që kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valenitna Bunjaku, bashkë partiakja e Mehmetit, ta lus atë disa herë që të kthehet tek vendi i tij, në mënyrë që seanca të vazhdojë tutje me punë, pas pauzës që kishte. /2lonline/