Arben Mehmeti, veprimtar politik e institucional nga Komuna e Gjilanit, ka shkruar në profilin e tij në facebook, se nga sot do të jetë jashtë politikës dhe se nuk do të jetë anëtar i asnjë partie politike dhe se fokusi i tij tash e tutje do të jetë në fushën profesionale!
Ja postimi i tij i plotë:
Nga sot jashtë politikës dhe se nuk do të jem anëtar i asnjë partie politike por ndihem i privilegjuar dhe i nderuar për të kaluarën time politike,fokusi tash e tutje në fushën profesionale!
Faleminderit shumë për të gjithë ata/ato që më ndihmuan për rrugëtimin e ri profesional.
Faleminderit shumë kuvendit të Kosovës dhe deputetëve për mbështetjen e tyre në përzgjedhjen anëtar i këshillit të pavarur mbikqyrës për shërbim civil të Kosovës. /2LONLINE.com/