Drejtori i QNTKSH- së, John Doone me kapitene Albana Gërguri po marrin pjesë në konferencën e Grupit Këshillues të Kërkimit dhe Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara për rajonin e Afrikës, Evropës dhe Lindjes së Mesme.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se me këtë rast historik, Drejtori Qendrës sonë Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim, përveç pjesëmarrjes në konferencë UNOCHA Insarag për Afrikë, Evropë dhe Lindjen e Mesme, informoi edhe për aftësitë dhe kapacitetet tona trajnuese të QNTKSH-së.
“Shumë krenarë që jemi në selinë botërore të kërkim-shpëtimit dhe për gjithë atë që kemi arritur. Kosova dhe FSK e gatshme të shpëtoj të rrezikuarit, së bashku me partnerët, kudo në Botë”, ka thënë Ministri Mehaj. /2LONLINE/