DYLON

FSK e Argjendtë, në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Britani të Madhe

FSK e Argjendtë, në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Britani të Madhe
Avatar photo Redaksia

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë ‘Cambrian Patrol 22’ në Britani të Madhe

Pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në, nënkolonel John Hunter, tha: “Kjo është një tjetër arritje mbresëlënëse për FSK-në dhe demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të tyre të larta”.

Forca e Sigurisë së Kosovës për vite me radhë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në këtë garë falë profesionalizmit dhe përkushtimit të lartë të treguar nga pjesëtaret e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.