“Dy nënoficerët tanë Besart Kasumi dhe Flamur Kajtazi morën pjesë në Kampin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022”, në mesin e 44 garuesëve ushtarakë nga shtete anëtare të NATO-së”, ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sipas të cilit, ky është edhe një sukses i radhës së ushtarakëve tanë.
Ja postimi i plotë:
Edhe një sukses i madh i radhës së ushtarakëve tanë.
Dy nënoficerët tanë Besart Kasumi dhe Flamur Kajtazi morën pjesë në Kampin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022”, në mesin e 44 garuesëve ushtarakë nga shtete anëtare të NATO-së.
Pas përfundimit të Kampit Dimëror ndër aktivitete të ndryshme ishte dhe gara e skijimit në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin.
Në konkurrencë shumë të madhe, rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë.
Vazhdojmë me suksese të radhës! /2LONLINE/