Rrëzimi i yllit të Kosovës, Benjamin Kololli, në ndeshjen e Zurichut ndaj AEK-ut në Ligën e Evropës në shtator të vitit të shkuar, është përfshirë në mesin e rasteve më qesharake të sezonit nga mediumi britanik “BT Sport”.
Edhe pse rrëzimi i Kolollit ndodhi një vit më herët, ky medium e ka përfshirë atë në mesin e momenteve që “çmendën” internetin më 2019.
Kololli po festonte golin e tij ndaj AEK-ut dhe gjatë festimit teksa donte t’u afrohej fansave të klubit të tij, ai ra në një hapësirë të zbrazët në stadium.