Futbollisti kosovar me nënshtetësi zviceriane, Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli pas vetëm një viti dhe të kthehet te ish-klubi i tij, Interi në Serie A.
Sipas mediave angleze dhe italiane ylli i Zvicrë s mund shumë lehtë të largohet nga ‘Anfield’ gjatë afatit kalimtar të verës edhe pse ka lënë mbresa të mira në sezonin e tij të parë me klubin anglez.
Ato raportojnë se nëse Shaqiri largohet, atëherë Interi do të hidhet në sulm për të. Interi është në kërkim të një zëvendësuesi të Ivan Perisic, i cili pritet të shitet gjatë këtij afati kalimtar.
Kosovari ka qenë pjesë e Interit nga janari deri në qershor të vitit 2015. Ai iu bashkua Stoke City pas një periudhe të shkurtër gjashtëmujore me gjigantin italian.