“Policia franceze ka arrestuar ish kryeministrin e Kosovës, pas fletarrestit të lëshuar nga organet e Serbisë,” shkruan fillimisht prestigjiozja britanike BBC. “Ai është akuzuar dyherë për krime lufte nga Tribunali i Hagës, por dyherë është shpallur i pafajshëm.”
Media amerikane Foxnews citon ministrinë e jashtme të Kosovës, sipas së cilës arrestimi i politikanit Ramush Haradinaj është i “papranueshëm”. Ai akuzohet për kidnapime, tortura dhe vrasjen e civilëve serb gjatë rebelimit në Kosovën perëndimore 1998-99, shkruan Bota Sot
Një shkrim të shkurtër informativ ka bërë edhe media më e madhe ruse, e kontrolluar nga qeveria e Vladimir Putinit: Russian Today. “UÇK njihet si organizatë terroriste nga Serbia,” shkruan mes tjerash ajo.
Policia kufitare franceze ka arrestuar liderin e AAK-së në aeroportin Basel-Mulhouse. Ai ishte duke fluturuar nga Kosova. Nga drejtësia franceze flasin se gjykimi do fillojë të enjten, nëse ai do ekstradohen drejt Serbisë ose kërkesa është thjesht e ndikuar politikisht, shkruan më gjërësisht Reuters. Haradinaj gjatë fluturimit me vete kishte pasaportën diplomatike.
Gjatë qershorit 2015 Haradinaj u arrestua njëlloj në Slloveni por u lirua pas dy ditësh si pasojë e presionit.