Alban HYSENI
(2LONLIEN) – Ngjarjet dhe zhvillimet në politikën Kosovare, jo që kanë shkuar mbrapsht vetëm me qeverisje të brendshme si lokale ashtu edhe qëndrore po për fat të keq politika e jashtme e sidomos ajo me shtetin fqinjë të Serbisë ka dështuar totalisht.
Bisedimet e filluara që parimisht nuk cilësoheshin si politike por vetëm si bisedime teknike, tashmë vetëm se është kuptuar se ato janë strikto senso politike, madje qëllimi kryesor i këtyre bisedimeve është fuqizimi i pakicës serbe në Kosovë. Kjo e fundit nuk do të thotë diqka tjetër pos rritjes së ndikimit dhe legalizimit të një mjeti të kontrollit për shtetin serb brenda Kosovës.
Situata e krijuar nga paknaqësia dhe keqtrajtimi i popullit shqiptar, që shpërtheu në luftën e 99-tës, rezultoi me ndarje të Kosovës nga Serbia e më pas në 2008-tën me shpallje të pavarësisë. Ajo çfarëështë duke ndodhur tani në Veriun e Kosovës është një situatë ku për shumë aspekte mund të bëjnë një analogji rreth qëllimeve për at pjesë të Kosovës dhe rezultatet mund të jenë pak a shumë të pritshme.
Shtet konsiderohet një hapësirë e caktuar me kufijtë e saj, grupin e caktuar të njerëzve apo popullësinë si dhe struktura organizative e funksionale. Fillimisht thuhej se bisedimet me Serbinë nuk do të rezultojnë në ndarjen e Mitrovicës në dy pjesë. Pikërisht kjo ndodhi, tani kemi Mitrovicën e Jugut dhe Veriun e Kosovës. Pjesa veriore e vendit madje nuk identifikohet si pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës, por vetëm me fjalën Veri. Kjo nënkupton që elementi i parë i të qenurit shtet, pra territori i caktuar dhe grupi i caktuar i njerëzve me përkatësi etnike dhe kombëtare vetëm se është plotësuar. Ajo çka mund të konsiderojmë se mungon, por qëështë në formim e sipër janë strukturat funksionale shtëtërore të kësaj pjese. Tani që subjekti politik ose më mirë thënë marioneta politike e Beogradit, ka fituar në 9 komuna të Kosovës kanë deklaruar për mosnjohjen e institucioneve kosovare dhe shtetësisë së saj, mund të shihet një parapërgaditje për ndarje edhe më të mëdha brenda Kosovës. Deklaratat që dalin nga krerët politik kosovar se asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, është një qështje për të cilën do të bisedohet në Bruksel, e qështjet e biseduara në Bruksel nga ajo çka kemi parë deri më tash nuk mund të kenë rezultat pozitiv për vendin tonë. Pra, unë besoj fuqishëm që asociacioni i komunave serbe në veri do të ketë edhe kompetenca shtes, pos atyre që janë të parapara me ligj dhe me pakon e Ahtisarit.
Të gjitha elementet e lartëpërmendura, nuk janë asgjë tjetër vetëm se një fazë përgaditore që pas një kohe të caktuar, Veriu që nga ana gjeografike vetëm se është afër Serbisë me anë të ndonjë referendumi (që parimisht me Kushtetutëështë i ndaluar për qështje vitale të shtetit po për serbët e kësaj pjese mund edhe të lejohet me ndonjë dokument që do të rregullojë funksionimin e asaj pjese)e kjo do të paraçiste legalizimin e autonomisë apo të shtetit vetëm se ekzistues të serbëve brenda shtetit të Kosovës.
Krijimi i selisë së gjykatës së Apelit në veri, jo vetëm që paraqet shkelje të ligjit për gjykatat por edhe njërin nga elementet që i duhen asaj pjese për të funksionuar taman si shtet. Legalizimi i strukturave paralele që janë përgjegjëse për krimet e ndodhura atje, e për vrasjen e shqiptarëve, është qështja tjetër që siguron pushtet të Serbisë brenda pushtetit të shqiptarëve brenda Kosovës.
Përfaqësuesi serb në bisedimet mes e Serbisë me Kosovën (jo mes po vetëm me) është deklaruar edhe për nevojën e krijimit të gjykatës Themelore nëVeri e që përbërja e saj (sikur edhe e institucioneve tjera) do të reflektonte përbërjen etnike të popullsisë.
E kështu, Veriu, për një kohë që nuk mund të quhet as evulim e as revulucion po i ndërton funksionet e nevojshme, institucionet e saja në mënyrë që ndarja e asaj pjese prej Kosovës të mos pengohet nga ndonjë barrier e mundshme për mungesa të organeve që do të pamundësonin funksionimin e saj.
Ajo çka në të vërtetë duhet të jetë dhe është shqetësuese është fakti që nga vet “përfaqësuesit” e popullit të Kosovës, është pranuar një dokument (Planin e Ahtisarit) i cili ua jep këto të drejta pakicave në Kosovës e i cili po ashtu është mbi kushtetutën e Kosovës dhe e subordinon atë (neni 143, paragrafi i 3-të) legjitimon këto veprime,
Ajo çfarëështë dashur të parandalojmëështë pikërisht krijimi i një strukture të këtillë serbe që do të punonte për shtetin serb brenda Kosovës, edhe pse parandalimi i plotë i tyredo të ishte i vështirë por nuk do të duhej të bëhej edhe legjitimimi i tyre si dhe dhënja e mundësisë që ato struktura të dalin edhe publikisht me daklarata që ato nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.
Serbia po bëjnë plagjiaturë të punës së tyre, tashmë të botuar, jetësuar dhe realizuar në Bosnje e Hercegovinë. Kjo që është duke ngjarë do të fuqizojë rolin e Serbisë në Kosovë, do të mundësojë zgjerimin e saj territorial ndoshta jo edhe ne aspektin formal apo zyrtarë (edhe pse as kjo mundësi nuk duhet hedhur poshtë) por këto territore do të jenë gjithmonë në shërbim të shtetit serb edhe pse do të jenë në territorin e shtetit të Kosovës.
Andaj, krejt për fund, ne si popull duhet të hapim sytë mirë e të dëgjojmë thirrje te personave e subjekteve të caktuara që paralajmërojnë procese të tilla. Duhet që të zgjohemi sa më herët, në mënyrë që të mos jetë vonë, e që zgjimin e vonshëm më pas ta përcjellë ndonjë punë, proces e madje edhe diqka më e madhe si konflikti i armatosur.
Ka ardhur koha për subjekte politike që nuk janë të zhutura në krimë të organizuar e në afera tjera me të cilat edhe po shantazhohen e po detyrohen të pranojnë dokumente e marrëveshje që po gjymtojnë shtetësinë dhe po e rrezikojnë çeninen e shtetit të Kosovës, të marrin lidershipin e të shpiejnë vendin tonë drejt një të ardhme që nuk mund të jetë ndryshe pos me shtetin shqipëtar të Shqipërisë, me atë territor të cilit i përkasim edhe ne. /2lonline/