Për vetëm gjysmë ore me një teknologji të re do të mund të diagnostifikohet kanceri i trurit, pohojnë shkencëtarët britanikë. Me metodat ekzistuese tumori malinj mund të zbulohet vetëm në afat prej 2-3 ditëve.
Teknikat momentale të incizimit të trurit janë CI, MR dhe elektroencefalogram (EEG). Nëse incizimet tregojnë për dyshimin e ekzistimit të tumorit, pacientit duhet t’i bëhet biopsia dhe për këtë ai duhet të qëndrojë në spital dy-tri ditë deri në diagnozën finale.
Por, hulumtuesit e Universitetit të Lancashire thonë se teknika e tyre e re e diagnostifikimit bazohet në kombinimin e rrezeve infra të kuqe dhe biomarkerëve nga proteinat, me çka kanë arritur të diagnostifikojnë gliomën, njërin prej tumorëve më malinj.
Drita infra e kuqe transmetohet drejtpërdrejt në serum, dhe në këtë mënyrë zbulohen vibracionet molekulare, gjë që zbulon se a është tumori malinj apo beninj