/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Novobërdë është njoftuar për një rast të cilësuar si “Lëndim trupor”, ku nga hetimet e para mësohet se të përfshirë në një mosmarrëveshje ishin dy persona, që të dy shqiptarë, shtetas të Kosovës, me banim në fshatin Llabjan të Novobërdës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se pas një mosmarrëveshje mes tyre, në lidhje me automjetet e tyre, njëri nga të dyshuarit me një mjet të fortë, shkop druri, ka dëmtuar automjetin e viktimës dhe me pastaj kanë pasur edhe një përleshje mes vete ku njeri prej tyre ka pësuar edhe lëndime trupore.
Zëdhënësi Hashani bënë të ditur se me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në Prokurorisë Themelore. /2L ONLINE/
fotoilustruese