“Me rastin e Ditës së Veteranit PDK në Gjilan takon veteranët e UÇK-së, bazamentin e lirisë e pavarësisë sonë, organizuar nga kryetari i komisionit për vlerat e luftës, Ilir Tahiri”, thuhet në njoftimin e PDK-së së Gjilanit.
U bë e ditur se në këtë takim, pjesëmarrës të shumtë përshëndetën këtë takim fundviti, duke shprehur mirënjohjen e përhershme ndaj çlirimtarëve, përmes falënderimeve e fjalëve miradije.
“Gratë dhe burrat e këtij vendi bën që historia jonë të jetë e begatë, liria të jetë e shenjtë e historia të nderohet e mos të harrohet asnjëherë”, thuhet në komunikatë ne PDK-së së Gjilanit. /2LPONLINE/