Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, sot në Viti është mbajtur Panairi i Klubeve Sportive të komunës së Vitisë. Me këtë rast, janë prezantuar ekipet dhe klubet e ndryshme sportive që veprojnë në komunën e Vitisë.
Panairin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili mes tjerash theksoi se Institucionet komunale, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, do të vazhdojë të jetë e përkushtuar që të mbështes klubet, si dhe të ju ofrojë kushte sa më të mira për zhvillimin e veprimtarive sportive.
Ai mes tjerash përmendi projektet që janë realizuar dhe që kanë filluar të realizohen në komunën e Vitisë, si Palestra Sportive, rregullimi i fushave të futbollit, si dhe fushave sportive nëpër lokalitete.
Në panairin e sportit sot në Viti, u prezantuan: Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidemaj”, KF “Vllaznia”, Klubi i Shenjëtarisë, Klubi i Basketbollit, Volejbollit, Shahut, Futsallit etj, ndërkaq kjo ngjarje u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport.