DYLON

Investitorë gjermanë interesohen për sektorin e energjisë dhe të minierave në Kosovë

Investitorë gjermanë interesohen për sektorin e energjisë dhe të minierave në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Në një takim me delegacion të investitorëve gjermanë, zv.kryeministri Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, i njoftoi për procedurat e aplikimit për t’u kualifikuar si investitor strategjik dhe për punën që MDIS-i është duke bërë në krijimin e kushteve për ta.

Delegacioni i investitorëve gjermanë, që përbëhej nga Daniel Dauber, Urve Dietz, Frank Wisel, Gabriele Bitter dhe Ismail Yilmaz, shprehu interesim për sektorët e minierave dhe të energjisë së ripërtërishme, duke dëshiruar të ndjekin edhe shembullin e znj. Bitter, e cila tashmë ka bërë një investim në kompani për prodhimin e ngjyrave.

Zv.kryeministri Gashi e vlerësoi lart rolin dhe interesimin e kompanive gjermane, ndërsa këta të fundit, duke falënderuar ministrin për pritjen, shprehën gatishmëri për t’i zgjeruar investimet e tyre në Kosovë edhe në sektorët e tjerë, duke u kualifikuar kështu si investitorë strategjikë.

EkoHigjiena

Në fund, delegacioni gjerman vlerësoi procesin e investimeve strategjike si një formë më e lehtë dhe atraktive për investitorë seriozë.

Ky delegacion e vizitoi Kosovën me iniciativë të z. Bekim Brestovci, drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.