/2L ONLINE/ – Me nismën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kuvendi Komunal i Vitisë, konkretisht kryesuesi Naim Pira, i shoqëruar nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, VV-së si dhe NISMA-së kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me Ministrin e Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, ku është biseduar rreth projektit të autostradës Prishtinë-Ferizaj-Shkup.
Po ashtu gjatë këtij takimi është biseduar rreth zgjerimit të rrugëve magjistrale që pritet të ndodhin në të ardhmen e afërt si dhe për projektet të tjera në fushën e infrastrukturës që janë në interes të qytetarëve vitias. Kurse gjatë këtij takimi, Kryetari Haliti morri mbështetjen e kësaj ministrie për realizimin e projekteve të tjera në fushën e infrastrukturës që do të ndikojnë në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave./2L ONLINE/