Përmes një gare zgjedhore demokratike dhe dinjitoze, me një konkurrencë vlerash, nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, tashmë kanë përfunduar procesin zgjedhor të brendshëm, të organizuar me korrektësi nga Komisioni Zgjedhor Lokal i Degës.
Shkruan: Flurim Arifi
Nga pesëdhjetë nëndegë sa i ka gjithsej dega e PDK-së në Gjilan, procesin zgjedhor të rregullt e kanë përmbyllur katërdhjetë e nëntë nëndegë, ku kanë marrë pjesë rreth katër mijë delegatë për ti zgjedhur strukturat e reja përfaqësuese të nëndegëve.
Nga krejt ky proces zgjedhor, me kënaqësi mund të konstatoj se, nga elektorati i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, është kuptuar qartë dhe drejt rëndësia që kanë këto zgjedhje për vet PDK-në dhe qytetarët e komunës së Gjilanit, në përgjithësi.
Në këtë kontekst, është kuptuar drejtë poashtu filozofia politike e PDK-së dhe përcaktimi, për reformë të shëndoshë, i liderit të saj z. Kadri Veseli, i konceptuar qartë në platformën politike “Dekada e re”.
Pra, vet fakti që në krye të nëndegëve në shumicë janë zgjedhur aktivist të ri, intelektual e profesionist të shkeqlyeshëm të profileve të ndryshme, flet për një interesim dhe angazhim serioz për qajse dhe mendësi të re në Degën e PDK-së në Gjilan.
Për të ardhur deri këtu, punën më të madhe e ka bërë Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve lokale të Degës dhe Ekipi zgjedhor, koordinues dhe monitorues në nivel qendror, për angazhimin e të cilëve shpreh falënderimin dhe konsideratën time te lartë.
Poashtu, shfrytëzoj rastin që publikisht ta falënderoj gjithë elektoratin e brendshëm të Degës së PDK-së në Gjilan, strukturat e deritashme të degës, për angazhimin dhe pjesmarrjen e tyre dinjitoze në të gjitha kuvendet zgjedhore të nëndegëve për ti zgjedhur përfaqësuesit e tyre më të mire.
Ndërkaq, i uroj dhe i dëshiroj suksese njëkohësisht të zgjedhurve; kryetarët, anëtarët e kryesive dhe delegatët e nëndegëve që këto ditë i përfunduan me sukses kuvendet zgjedhore në nëndegën I; IV; V; VIII; X; XVIII; XXI; XXII; XXIII; XXIV; XXV; Kishnapole; Verbicë e Zhegocit; Kmetoc; Livoç i Ep.; Llashticë; Miresh; Velekincë; Verbicë e Kmetocit; Uglar; Cernicë; Ponesh; Llovcë dhe të nëndegës në Haxhaj.
Besoj fuqishëm në rrumbullaksimin me sukses të procesit zgjedhorë në tërësi, të degës së PDK-së në Gjilan.
Duke e bërë lidere Partinë Demokratike të Kosovës në Gjilan, bashkërisht, mund të bëjmë shumë për komunën tonë dhe më gjërë!
Faleminderit dhe me fat!