“Ju njoftojmë që pas një takimi në mes të drejtuesve të klubit dhe kapitenit tonë Ardian Limani, jemi dakorduar që ti ndajmë rrugët e bashkëpunimit. Ishte kërkesa e kapitenit që nëse klubi gjen mirëkuptim, ta lëmë të lire në mënyrë që t’u krijohet hapësirë lojtarëve tjerë dhe klubi e ka respektuar vendimin e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
“Lamtumira më e ngrohët ju dha kapitenit më të trofeshëm në histori te klubit dhe me më së shumti paraqitje në klubin Drita, me gjithsej 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet”, thuhet në fund të njoftimit të klubit bardh e kaltër. /2LONLINE/