Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport(DKRS) Visar Demiri ka thënë me këtë rast se kjo drejtori e përkrahur nga institucionet komunale për shënimin e kësaj dite ka organizuar disa aktivitete kulturore dhe sportive.
Me këtë rast janë organizuar aktivitete të ndryshme si garat sportive në shenjëtari, shah dhe volejbollit, gjithashtu është hapur edhe ekspozita nga arti pamor, me punimet e grupit të artistëve të rijë si dhe është mbajtur edhe një koncert me grupet artistike të muzikës së lehtë.
Drejtori i DKRS-së,Visar Demiri e cilësoi këtë ditë si shumë të rëndësishëm pasi sipas tij e ardhmja e vendit varet nga të rinjtë.
Ndërsa, Burim Mexhvani i cili është shef i sektorit për edukim dhe punësim në kuadër të departamentit të Rinisë e quajti ditën e rinisë si madhështore pasi sipas tij shënimi i kësaj ditë është një rast i mirë që të rinjtë të promovojnë vlerat rinore.
Ai tha se kjo është edhe një rast i mirë që të rinjtë vitias që të bëhen pjesë e përgjithshme të proceseve në shoqëri. /2lonline/