Ndonëse kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka përmbyllur seancën e sotme në mungesë kuorumi dhe sipas saj, për seancën tjetër do t`i lajmërojë me kohë dhe me shkrim të gjithë deputetët megjithatë deputetët e koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje, si dhe dhjetë deputetë të komunitetit serb, për momentin gjenden në sallën e Kuvendit. Në ndërkohë, në sallë kanë hyrë edhe deputetët e pakicave tjera në Kosovë.
Anëtarja më e re e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova po vazhdon seancën, ku të pranishëm janë 82 deputetë. Ku u votua edhe ndryshimi i kryesueses për udhëheqje të seancës. Seanca tani po udhëhiqet nga deputeti me i vjetër. Me 82 vota për votohet mocioni. Në bazë të nenit 9.2 të rregullores së Kuvendit, seancën e udhëheq deputetja tjetër më vjetër Milka Vulic. Është hedh ne votim kandidatura e Isa Mustafes për kryetar te Kuvendit dhe ka kaluar me 65 vota. Lëvizja Vetëvendosje abstenoi nga votimi.