Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për përsëritjen e votimit në tri Qendrat e Votimit (3805B, 3806B dhe 3805X) në komunën e Mitrovicës veriore më 17 nëntor.
Përmes një komunikate bëhet e ditur se ky vendim i KQZ-së erdhi pas rekomandimit të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se 17 nëntori është kohë e përshtatshme për të bërë përgatitjet që kërkohen për organizimin e një procesi të rregullt zgjedhor.
”Një ditë më herët, KQZ miratoi rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve për anulimin e zgjedhjeve lokale të 03 nëntorit 2013, për vendvotimet në tri Qendra të Votimit në komunën e Mitrovicës veriore për shkak të dëmtimit të kutive të votimit”, thuhet në komunikatë.