Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, aktualisht ministër i FSK-së, Agim Çeku ka bërë me dije për “Epokën e re”, se më 1 korrik do të hyjë në fuqi Ligji për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ministri Çeku është zotuar se deri para 1 korrikut, Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, do t’i ketë gati listat përfundimtare të veteranëve të UÇK-së, të ndara në kategori ashtu siç parashihen me Ligjin për Veteranët e UÇK-së.
“Jemi duke punuar me një intensitet të shtuar. Të gjitha nënkomisionet nëpër zonat operative janë duke punuar dhe duke bërë verifikimin. Pra, është duke u punuar në mënyrë ditore. Tani nuk mund të jap një afat, por jemi të përkushtuar që sa më shpejtë, para hyrjes në fuqi të Ligjit për Veteranëve UÇK-së, ta përmbyllim këtë proces. Ligji për Veteranët për UÇK-në pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Para kësaj kohe besoj se do t’i kemi listat përfundimtare të veteranëve të UÇK-së, të ndara në kategori ashtu siç parashihen me ligj”, ka deklaruar ministri Çeku