Konferenca Vjetore Shkencore Ndërkombëtare e Universitetit Publik “Kadri Zeka” që titullohet “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Jetës së Njeriut” AC UKZ 2023, do të mbahet më 01/02 Qershor 2023, në ambientet e Kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”.
Konferenca do të zhvillojë edhe 5 sesione paralele në kuadër të Fakulteteve të UKZ, të titulluara DiGiDay Cinference, MathDay Conference, EduDay Conference, Economics Conference dhe Justice Conference.
Në Sesionin Plenar të Konferencës, do të prezantohet puna shkencore e personaliteteve të njohura nga universitete ndërkombëtare.
Edhe këtë vit, në kuadër të Konferencës AC UKZ 2023, do të ndahet çmimi i Konferencës “Marin Barleti”, i cili u jepet personaliteteve të njohura nga bota e shkencës për arritje të jashtëzakonshme në hulumtime shkencore.
Këshilli Shkencor i UKZ, po ashtu ka bërë koordinimin e bashkëpunimit me donatorët e Konferencës, afatin e pranimit të punimeve të pjesëmarrësve, si dhe aspektet tjera të lidhura me organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje shkencore të UKZ.
Konferenca “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Jetës së Njeriut” AC UKZ 2023, është një vend takimi dhe platformë për studiuesit, edukatorët e mësuesit dhe politikë bërësit nga rajoni dhe e gjithë bota.
Konferenca kombinon shënimet kryesore frymëzuese, një shumëllojshmëri të gjerë të punimeve mbi kërkimin dhe praktikën e fushave të ndryshme – informatikë, matematikë, arsim, drejtësi dhe ekonomi, dhe sesione aktive pune në një atmosferë stimuluese dhe miqësore. /2LONLINE/